Marota gati për dy super përforcimet e para te Interi

Interi po përgatitet për të sjellë në rradhët e veta dy super yje gjatë merkatos së verës, njofton ‘Football Italia’. Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kros dhe mesfushorin ofenziv të Lacios, Sergej Milinkoviç – Saviç.

Klauzola për të blerë kartonin e 28-vjeçarit, Toni Kros, është plotë 300 milion euro, mirëpo nga tabori i Interit shpresojnë që të ulin këtë çmim.

Ndërkohë 23-vjeçari Milinkoviç Saviç vlerësohet  në 75 milion euro, mirëpo paraqitjet e tij jo shumë bindëse gjatë këtij edicioni me fanellën e Lacios, mund të zvogëlojnë çmimin e tij.

Gjatë këtij edicioni Kros me Realin e Madridit ka zhvilluar 19 ndeshje, duke regjistruar 1 gola dhe 2 asistime, teksa Milinkoviç Saviç në 19 ndeshje të zhvilluara me Lacion ka realizuar vetëm 1 gol.

Leave a Reply