E bujshme, Fatih Terim merr te Galatasaraji ylllin e përfaqësueses së Kosovës!

Galatasaraji stinorin vjeshtorë në Superligën turke e mbylli në pozitën e 5-të me 29 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Bashakshehir. E gjithë kjo nuk përputhet me ambiciet e klubit, që para fillimit të sezonit kërkonte titullin e kampionit, ndërsa për të arritur një gjë të tillë, skuadra duhet përforcuar.

Dhe kur janë në pyetje përforcimet, fjalën kryesore te skuadra nga ‘Turk Telekom’, e ka trajneri Fatih Terim, i cili ka piketuar sulmuesin shqiptarë të Rizesporit, Vedat Muriqin.  

Plani është që Muriqi të jetë alternativë për sulmin, pasi klubi turk po mendon të afrojë edhe një tjetër sulmues. Aktualisht Derdijok është shënuesi më i mirë i Galatasarajit me 7 gola, ndërsa Vedat Muriqi me Rizesporin e tij në 17 ndeshje rezlizoi 5 gola, duke bërë që edhe gjigandët e Galatasarajit ta shohin atë si një opsion për sulmin.

Tanimë mbetet për t’u parë nëse mes klubeve do të arrihet një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, për të cilën në 16 ndeshje ka realizuar 4 gola, 2 prej të cilëve së fundmi në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply