Vjen edhe largimi i tretë nga rradhët e Shkëndijës!

Gjatë ditës së sotme nga tabori i Shkëndijës njoftuan për prishjen e kontratës me Shqiprim Taipin, ndërsa ‘infOSport.mk’ mëson se edhe i riu Ersin Fetahi ka bërë një gjë të tillë, duke vendosur që të kërkoj sfida të reja në karierën e tij.

22-vjeçari Fetahi me Shkëndijën kishte kontratë deri qershorin e vitit 2019-të, mirëpo dëshira e tij për të sfiduar veten dhe për të kërkuar më shumë hapësira loje, bëri që të kërkojë shkëputjen e kontratës me Shkëndijën, drejtuesit e së cilës skuadër i plotësuan dëshirën pa asnjë problem futbollistit të tyre.

Ersin Fetahi për 4 vite me rradhë kishte kontratë me Shkëndijën, mirëpo që në asnjë moment nuk arriti që të gjejë veten si ‘kuqezi’, kjo edhe për shkak konkurrencës së madhe te skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë.

Kësisoj ai pjesën më të madhe e kaloi si i huazuar nëpër skuadra të tjera, edhe atë në dy periudha të ndryshme te Makedonija Gj.P, ndërsa gjithashtu ishte huazuar edhe te dy skuadrat shqiptare të Ligës së Dytë, Vëllazërimi dhe Gostivari.

Rikujtojmë përveç Taipit dhe Fetahit, nga rradhët e Shkëndijës ishte larguar edhe shkupjani, Mevlan Adili.

 

Leave a Reply