Pas Adilit edhe një tjetër futbollistë largohet nga Shkëndija

Pas Mevlan Adilit, nga rradhët e Shkëndijës gjatë ditës së sotme është larguar edhe mesfushori kosovar, Shqipërim Taipi. Ky i fundit pjesë e ‘kuqezinjëve’ është që nga viti 2015-të, mirëpo në shumicën e rasteve ishte huazuar te skuadra të ndryshme, duke filluar nga Horizont Turnova, FC Shkupi, dhe së fundmi FC Prishtina, njofton ‘infOSport.mk’.

Nga skuadra e njohur kosovare, ai u rikthye verën e vitit që lamë pas, mirëpo konkurrenca e madhe në mesfushë te skuadra tetovare, bëri që atij mos ti jepet mundësia nga ana e trajnerit Qatip Osmani.

21-vjeçari Taipi gjatë stinorit vjeshtorë me Shkëndijën luajti në vetëm 5 ndeshje, edhe atë në vetëm një prej tyre si startues, ndërsa gjithashtu luajti në 3 ndeshje eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe me Shkëndijën e Tetovës, Taipi numëron vetëm 21 ndeshje, ndërsa më shumë ndeshje me skuadrat nga Maqedonia, kishte zhvilluar me Horizont Turnovën, gjithsej 23, teksa 14 ndeshje numëron edhe me fanellën e FC Shkupit.

Leave a Reply