ZYRTARE, Emanuel Mbella nënshkruan me Renovën

Renova gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe emrin e katërt të ri në rradhët e veta, pasi arriti që të bëjë për vete edhe sulmuesin kamerunas me pasaportë franceze, Emanuel Mbella, njofton ‘infOSport.mk’.

26-vjeçari Mbella te skuadra nga Xhepçishti vjen nga rradhët e Sileksit, aty ku kaloi 6 muajt e fundit. Edhe pse erdhi si një përforcim i madh dhe me pëlqim të trajnerit të atëhershëm të skuadrës nga Kratova, Zhikica Tasevski, kamerunasi nuk arriti që të shkëlqejë me fanellën e Sileksit. Ai nga gjithsej 18 ndeshje, luajti në 16 prej tyre, mirëpo duke regjistruar vetëm 1 gol dhe 4 asiste.


LEXO GJITHASHTU: Renova shumë pranë transferimit të ish sulmuesit të FC Shkupit


Mbella me Sileksin kishte kontratë deri qershorin e vitit 2020, mirëpo me pëlqim të dyanshëm e njëjta u prish para kohe, ashtu që në pjesën e dytë të sezonit sulmuesi kamerunas do të luajë me fanellën e Renovës.

Ndryshe Mbella në kampionatin elitarë të Maqedonisë numëron gjithsej 44 ndeshje dhe 4 gola të shënuar, duke pasur parasysh se më herët ishte pjesë edhe e FC Shkupit.

Leave a Reply