Gobleni prezantoi 3 përforcimet e para dhe drejtorin e ri sportiv

Skuadra kumanovare e Goblenit të dielën edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ku do të synojë mbijetesën në sezonin e saj debutues në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton ‘infOSport.mk’.

Në grumbullimin e parë u prezantuan edhe 3 përforcimet e para, ndërsa bashkë me ta edhe drejtori i ri sportiv, Luan Dauti nga Kërçova. Pikërisht ky i fundit ishte më i merituari edhe për sjelljen e futbollistëve si Fatij Jusufi, që erdhi nga rradhët e Vardarit të Forinës, pastaj Visar Aliut, i cili erdhi nga rradhët e Sasa-s si dhe Liridon Ramadanit, që arriti nga skuadra e Zajazit.

Që të tre këto emra pritet të shtojnë konkurrencën dhe të ndihmojnë skuadrën e Goblenit në arritjen e qëllimeve për stinorin pranveror.

Në grumbullimin e parë të skuadrës kumanovare mungoi edhe futbollisti i tyre më i mirë, Ylber Alili, i cili është ndarë me këtë skuadër, ndërsa gjithashtu vërehej edhe mungesa e Bekim Ramadanit.

Skuadra e Goblenit deri me 1 shkurt fazën e përgatitjeve do ta zhvillojë në Kumanovë, që më pas të vijojë me përgatitjet në Shqipëri.

Leave a Reply