Ekskluzive, Mevlan Adili përfundimisht largohet nga Shkëndija!

Ashtu edhe siç paralajmruam disa javë më parë edhe sot ekskluzivisht “InfOSport.mk” mëson se Mevlan Adili është larguar nga Shkëndija dhe është një futbollist i lirë. 

Sipas burimeve të portalit tonë Adili dhe Shkëndija kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje nga të dy palët. 

Kujtojmë se për shkupjanin kjo është hera e dytë që largohet nga skuadra tetovare, pasi pjesë e kuqezinjëve ishte edhe në vitin 2015-të./InfOSport.mk

Leave a Reply