Ekskluzive, Toni Tipuriç merr dokumentet, largohet nga FC Shkupi

Largimi i radhës nga FC Shkupi quhet Toni Tipuriç. “InfOSport.mk” zbulon se qendër-mbrojtësi ka përfunduar aventurën me skuadrën nga Çairi dhe me marrëveshje të dyanshme palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, me Tipuriçin që tashmë mbetet futbollist i lirë.

Tipuriç ishte futbollist standart te FC Shkupi dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet, duke treguar formë të mirë dhe siguri në repartin e mbrojtjes. Ai erdhi pikërisht para një viti në merkaton e janarit, ndërsa kontratë kishte deri në fund të këtij sezoni. Së shpejti pritet që edhe nga ana e klubit të zyrtarizohet largimi i tij. /InfOSport.mk

Leave a Reply