Galatasaraj transferoi sulmuesin me statistikat më të mira në Europë

Skuadra kampione në fuqi e Turqisë, Galatasaraji gjatë ditës së sotme ka prezantuar një super përforcim. Bëhet fjalë për Mbaje Dianje, senegalezin 27-vjeçar i cili te gjigandët turq vjen nga rradhët e Kasimpasha, me të cilën skuadër u bë hit në Superligën turke, duke sënuar 20 gola në 17 ndeshje.

Statistika të frikshme këto për një futbollistë jo edhe aq të eksponuar, i cili besohet se është zgjidhja e duhur për sulmin e skuadrës së Fatih Terim.

📊 Mbaye Diagne'nin Spor Toto Süper Lig istatistikleri. 🦁

Публикувахте от Galatasaray в Четвъртък, 31 януари 2019 г.

Dianje me Galatasarajin ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2023, ndërsa për shërbimet e tij skuadra nga Stambolli ka paguar plotë 10 milion euro.

Mbaje Dianje karrierën e tij e kishte nisur në Itali, ku për shumë vite ishte pjesë e Juventusit, mirëpo që kohën më të madhe e kishte kaluar duke qenë i huazuar në Bekgjikë, Arabinë Saduite dhe Francë.

Verën e vitit 2015-të ai kishte nënshkruar me skuadrën hungareze të Ujpeshtit, duke u bërë shok skuadre me Enis Bardhi, që më pas të transferohet në Kinë te skuadra e TJ Tedu.

Leave a Reply