Shkëndija në epërsi ndaj Vardarit pas 45 minutave të para (VIDEO)

Falë golit të shënuar nga Omar Imeri në minutën e 23-të, Shkëndija pjesën e parë të takimit derbi kundër Vardarit e mbylli me epërsi minimale 1:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Goli i futbollistit shkupjan erdhi pas një aksioni të gjatë të skuadrës tetovare, e cila dominoi në tërësi 45 minutëshin e parë, të cilin me epërsi minimale e mbylli edhe Rabotniçki përballë Renovës.

Goli i Omar Imerit ndaj Vardarit

Goli i Omar Imerit ndaj VardaritSHKËNDIJA – VARDARI 1:0O. Imeri 23'

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 17 февруари 2019 г.

Golin e vetëm për ‘romantikët’ në ‘Telekom Arena’ e realizoi Milovan Petroviq në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në disavantazh pas 45 minutave të para ndodhet edhe FC Shkupi, që në Kratovë po luan me Sileksin. Boban Georgiev dhe Marko Rajkoviç ishin autorë të golave për  skuadrën vendase, që ndodhet para një fitore të madhe ndaj skuadrës nga Çairi. Akademia Pandev po avanson 1:0 ndaj Makedonija GJ.P falë golit të shënuar nga kapiteni Lupçe Doriev, ndërkohë pjesa e parë në Kërçovë midis dy skuadrave të fundit në tabelë, Pobedës dhe Bellasicës, u mbyll me barazimin 1:1.

LPFM, Java XIX

45 minutat e para

Ak. Pandev 1 : 0 Makedonija Gj.P
Pobeda 1 : 1 Bellasica
Rabotniçki 1 : 0 Renova
Shkëndija 1 : 0 Vardari
Sileksi 2 : 0 Shkupi

 

Leave a Reply