E pabesueshme, Ramos mund të largohet nga Reali!

Zhvillime të papritura mund të ndodhin te skuadra e Real Madridit.  Sipas “El Chiringuito”, e më vonë e konfirmuar edhe nga “Marca”, kapiteni madrilen, Serhio Ramos po mendon largimin nga rradhët e Realit të Madridit pas plotë 14 viteve.

33 vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, por paraqitja eekipit sezonin që po lëmë pas kanë bërë që i njëjti të mendojë largimin.

Për më tepër Ramos pati një diskutim të fortë gjatë këtij viti me numrin një të Realit të Madridit, Florentino Perez, ndërsa sipas asaj që shkruajnë këto dy media, ende raportet mes kësaj dyshe nuk kanë arritur në nivelin e duhur.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja më e fortë, pse Ramos po kërkon largimin nga skuadra madrilene.

Dy skuadrat që thuhet se presin krahëhapur kapitenin e Realit të Madridit, janë Mançester Junajtedi dhe Paris Sen Zhermeni.

Leave a Reply