ZYRTARE, kroati Jurina përforcon sulmin e FC Shkupit

Paralel me përgatitjet që skuadra po i zhvillon në Bollu të Turqisë, drejtuesit e FC Shkupit po punojnë në përforcimin e skuadrës së tyre. Sot edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Çairi u bë sulmuesi kroat Marin Jurina, i cili vjen në formë huazimi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe Jurina e kishte nisur karrierën te te Hajduku i Splitit, për të vazhduar më pas në Zrinjski Mostar të Bosnje Hercegovinës, NK Zadar në Kroaci, FC Etzella Ettelbruck të Luksemburgut, HNK Çapljina të Bosnje Hercegovinës, FC Koper, NK Ankaran dhe NK Krsko të Sllovenisë.

Jarina me Shkupin është së bashku që nga fillimi i stërvitjeve në Shkup, ndërsa ai ka punuar në vazhdimësi edhe në Bollu dhe është plotësisht i ambientuar me ekipin.

Marin Jurina dhe Shkupi kanë  marrëveshje për huazim një vjeçar, me mundësi rinovimi.

Leave a Reply