Futsal Shkupi sot mëson kundërshtarët në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve

Futsal Shkupi gjatë ditës së sotme do të mësojë kundërshtarët e saj eventual në kuadër të grupeve paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi do të jetë pjesë e një prej 9 grupeve paraeliminatore, ku 7 prej tyre do të jenë me nga 4 skuadra, ndërsa vetëm dy grupe do të numërojnë nga 3 skuadra.

Ndeshjet e raundit paraeliminatorë në program do të jenë nga data 27 gusht, deri me 1 shtator, ndërsa Futsal Shkupi siç e dimë do të jetë nikoqir i grupit. Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në Shkup në palestrën “Kale”.

Tashmë të gjithë nga tabori i Futsal Shkupit shpresojnë në një short pozitiv, me shpresë se me ndihmën e publikut do i’a arrijnë qëllimit që të bëjnë atë hap të madh dhe të kualifikohen në raundin tjetër.

Rikujtojmë është kjo hera e dytë që Futsal Shkupi po merrë pjesë në këto gara, pas atyre të vitit 2017-të, kur në Austri shumë pak mungoi të kalonte grupin paraeliminatorë.

Shorti që do të mbahet në Nion të Zvicrës do të startojë në ora 14:00.

Leave a Reply