Drejtuesit e Renovës nuk ndalen, gati edhe 2-3 përforcime të reja

Largime, rinovime dhe transferime e kanë përndjekur Renovën në këtë merkato verore, e cila si duket për drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti ende nuk ka përfunduar, shkruan “infOSport.mk”.

Në një bisedë me drejtorin e ri sportiv Fisnik Nuhiu, i njëjti na bërë me dije se Renova gjatë ditëve në vijim do të sheh mundësinë që të firmos me një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një mesfushor kualitativ, tek i cili do të mbështetet ekipi.

Mund të them se jemi të kënaqur me punën e deritanishme, edhe pse realisht për ne ende nuk ka përfunduar merkatoja. Edhe përkundër afrimeve të shumta dhe rinovimeve në klub, nga klubi ynë pati edhe disa largime, ashtu që ditëve në vijim do të tentojmë që të gjejmë më të mirën në pozitën e qendërmbrojtësit, krahut të majtë në mbrojtje, por edhe të mesfushorit, i cili thjesht do të bënte diferencën në këtë repart. Jemi në bisedime e sipër me disa emra, për të cilët opinioni do të njoftohet në kohë” – tha fillimisht Fisnik Nuhiu, i cili siç e dimë bashkë edhe me Lirim Saitin ushtron detyrën e drejtorit sportiv te Renova, nga e cila skuadër gjatë kësaj merkatoje u larguan plotë 9 futbollistë, si Xhelil Abdullai, Emran Ramadani, Muhamed Useini, Ermedin Adem, Alban Sulejmani, Fisnik Zuka, Vlatko Stojanovski dhe dy portierët Matija Kobetiç dhe Urosh Gjuriç.

“I falënderojmë gjithë futbollistët e larguar për kontributin e dhënë për ekipin tonë, duke ju dëshiruar njëkohësisht edhe shumë suksese në të ardhmen. Neve kemi buxhetin tonë, ndërsa si klub kemi një politikë që mos ti pengojmë futbollistët që të gjejnë klube dhe ku do të paguhen me mirë. Thjeshtë nuk është korekte ti pengojmë, sidomos tani kur klubet kosovare kanë rritur pazarin, e që realisht është shumë pozitive për futbollistët dhe futbollin në përgjithësi” – tha Nuhiu.

Te Renova pati ndryshim edhe në stafin teknik, ashtu që vendin e Nikolla Ilievskit e zuri Bujar Islami, një strateg ky që njeh mjaft mirë klubin nga Xhepçishti, duke pasur parasysh se për plotë 10 vite luante rolin e ndihmësit te kjo skuadër. Ai tashmë ka kompletuar edhe stafin e tij, duke emëruar si ndihmës, por njëkohësisht edhe si trajner kondicional, kërçovarin Behar Ukalli, teksa trajner i portierëve mbetet Enver Ramadani.

Sa u përket përforcimeve te Renova, emra të rinj do të jenë Ilirid Ademi, Lavdrim Skenderi, Remzifaik Selmani, Altin Sefo, Meriton Saliu, Alban Taipi dhe portieri Valon Neziri.

Leave a Reply