Dikur luante te Shkëndija e Tetovës dhe FC Shkupi, sot luan në Ligën e tretë të Maqedonisë!

KF Besa Dobërdoll  nga Gostivari që garon në Ligën e tretë – Perëndim është destinacioni i rradhës i Shpend Asanit, ish sulmuesit të Shkëndijës, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari Asani është përforcimi më i bujshëm i kësaj skuadre, që te Gjilani kishte zhvilluar vetëm 7 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gol. Ndryshe Asani në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron plotë 32 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa me të në skuadër nga KF Besa Dobërdoll besojnë se do i’a arrijnë qëllimit që në sezonin e ri të luftojnë për pozitat e para dhe të sigurojnë një vend për në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Kjo edhe për faktin se Asani nuk është përforcimi i vetëm i kësaj skuadre, që gjatë ditës së sotme prezantoi edhe 4 futbollistë tjerë të rinj.

Fjala është për mesfushorin e krahut të majtë, Adis Bilalin, ish futbollistin e Gostivarit dhe Genç Kalemler, pastaj Etnik Mustafën, që erdhi nga akademia e Shkëndijës, Arlind Bajramin që kishte luajtur me Renovën dhe Zajazin si dhe Afrim Lumën, një mesfushorë i dalë nga Akademia e Shkëndijës, por që gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Zajazin.

Leave a Reply