Zbulohen detaje rreth pagës së Musliut te MOL Fehérvár FC

Me shitjen e Visar Musliut te skuadra hungareze e MOL Fehérvár FC, arkat e Shkëndijës thuhet të jenë mbushur për shumën e gjysmë milion euro, ndërsa i kënaqur duhet të jetë edhe vetë futbollisti nga Gostivari, i cili brenda vitit do të përfitojë 168 mijë euro, pa përfshirë këtu bonuse apo edhe premio, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj i bie që Musliu te Mol Fehérvár FC në muaj të përfitojë 14 mijë euro, ndërsa me siguri se të njëjtës pritet ti shtohen edhe shuma të tjera, në varësi prej sukseseve që do ti arrijë me skuadrën e tij të re.

MOL Fehérvár FC sezonin e ri në elitën e futbollit hungarez e nisi mbarë, pasi në xhiron e parë mundi ekipin e Kaposhvar me rezultatin 4:2. Ndeshjen e rradhës skuadra e re e Musliut do ta zhvillojë me 10 gusht kundër Pushkash Akademi në transfertë.

Leave a Reply