Çallandes: Ndaj Çekisë duhet të zhvillojmë lojë të çmendur

Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e rradhës eliminatore për Europianin e vitit 2020, ku kësaj rradhe për kundërshtarë do të ketë Republikën Çeke. Seleksionuesi Bernard Çallandes në konferencën për shtyp tha se Çekia është skuadër më e mirë se Mali i Zi dhe Bullgaria, duke potencuar njëkohësisht se nesër ne duhet të zhvillojnë një ndeshje të çmendur.

“Kam folur shumë për mentalitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme në këtë moment sepse mentaliteti është i rëndësishëm, jo vetëm taktikat dhe agresiviteti. Ne duhet të luajmë si të çmendur, të shfaqim pasion. Ne kemi mijëra tifozë dhe duhet të japim diçka të veçantë në këtë ndeshje. Aspekti psikologjik është më i rëndësishmi në këtë ndeshje”- u shprehë trajneri i Kosovës, Bernard Çallandes.

Ndeshja midis Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për grupin “A” eliminatorë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply