Izov shpalli listën për ndeshjet kualifikuese ndaj Kazakistanit dhe Serbisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll për femra nga data 2 deri me 5 tetor do të zhvillojë ndeshjet e para të grupit të parë kualifikues, të vlefshme për Europianin e vitit 2021, ndërsa seleksionuesi Kiril Izov, tashmë ka bërë të ditur emrat e futbollisteve të ftuara.

Grumbullimi i tyre do të bëhet me datë 28 shtator, kur edhe do të startojnë me përgatitjet e këtyre dy ndeshjeve, që do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Ndeshjen e parë vashat “verdhekuqe” do ta zhvillojnë kundër Kazakistanit (2 tetor), ndërsa tre ditë më vonë do të përballen me Serbinë, me të dyja ndeshjet që do të startojnë në ora 15:00.

Lista e futbollistëve të ftuara:
Viktoria Pançurova (Tiveria), Aleksandra Pançurova (Tiveria), Pavlinka Nikollovska (Dragon 2004), Maja Angelovska (Olimpia Ljublanë-Slloveni), Jana Çubrinkovska (Despina Prilep), Eli Jakovska (Konakspor-Turqi), Gentiana Roçi (Kups-Finlandë), Natasha Andonova (Levante-Spanjë), Romana Trajkovska (Rapresvil-Zvicër), Yllza Maksuti (As United), Syarta Reçi (As Junajted), Adrijana Naumovski (Ajova-SHBA), Teodora Dimovska (Tiveria), Julija Zhiviq (Dragon 2014), Magdalena Lekoska (QT Istatov), Dragana Kostova (Dragon 2014), Hava Mustafa (Shkëndija), Katerina Mileska (Despina Prilep), Jovana Gjorgjioska (Despina Prilep), Ane Bosheska (Tiveria);

 

Leave a Reply