Bajerni i turpëroi mbrëmë, tifozi i Totenhamit nuk shkon në punë, hiqet si i sëmurë

Skuadra finaliste e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Totenhami, mbrëmë ka pësuar një ndër disfatat më të rënda në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Skuadra e trajnerit Mauricio Poçetino u mund nga Bajerni i Munhut me rezultatin 7:2, edhe atë në shtëpi të vetë, para syve të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në stadium.

Por kjo ndjenjë turpi nuk është e pranishme vetëm te skuadra e Totenhamit, pasi të njëjtën ndjesi e kanë përjetuar edhe mbështetësit e klubit londinez. Madje njëri prej tyre nuk e kapërdirë dot aq lehtë këtë humbje shokuese, duke refuzuar të shkojë në punë ditën e nesërme nga frika e talljes nga kolegët e tij.

Këtë gjë e ka pranuar vetë tifozi për “talkSport”, ku ka treguar se ka njoftuar në punë se ishte sëmurë për të mos u përballur me kolegët e tij, të cilët për fatin e tij të keq janë tifozë të Arsenalit, rivalit më të madh të Totenhamit në Premierligë.

“Unë punoj me 8 tifozë të Arsenalit! Më është dashur t’i shkruaj menaxherit tim dhe të shtirem si i sëmurë. Kam lënë edhe grupin e WhatsApp-it”, ka thënë tifozi i Totenhamit.

Leave a Reply