Kosova në “Fadil Vokrri” nuk dinë për disfatë

Më 9 shtator të vitit 2018-të, përfaqësuesja e Kosovës kishte zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, ishin Ishujt Faroe, kombëtarja e parë që “preu” shiritin e stadiumit që mban emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me dy gola në fillim të pjesës së dytë të shënuar nga Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu, Kosova kishte mposhtur 2:0 Ishujt Faroe.

Kjo fitore, ishte vetëm fillimi i një serie të mirë të ndeshjeve si vendas për “Dardanët”, të cilët edhe pas një viti nuk dinë çfarë është humbja në tempullin “Fadil Vokrri”, edhe pse në fushën e tij kanë zbritur kombëtare të respektuara të futbollit, si Danimarka, Çekia, Bullgaria.

Leave a Reply