Vardar Forina nuk njeh lider, mposht Pelisterin e “famshëm” (VIDEO)

Vardari i Forinës ka zhvilluar një super ndeshje sot përballë Pelisterit në kuadër të javës së 10-të në Ligën e Dytë – Perëndim, shkruan “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Gajur Rexhepi ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë në fushën e blertë, ndërsa në fund edhe fati ishte me ta, pasi iu gëzuan fitores me rezultatin 3:2.

Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët madje shënuan edhe gol në minutën e 8-të, mirëpo i njëjti u anulua për shkak se sipas arbitrit kryesor, sulmuesi Emir Aliu kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj mbrojtësit mysafir, Bojan Ilievski.

Goli i anuluar i Vardar Forines ndaj Pelisterit

Goli i anuluar i Vardar Forines ndaj PelisteritVleresojeni vete nese kishte kontakt per faul nga ana e sulmuesit te vendasve, Emir Aliu, ndaj mbrojtesit kundershtare, Bojan Ilievski???

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

Pas këtij goli dhe inciativës së minutave të para, loja u barazpeshua, ndërsa Pelisteri falë Antonio Bujçevskit në minutën e 20-të kaloi në epërsi.

Megjithatë gëzimi i mysafirëve nga Manastiri zgjati shumë pak, pasi vetëm 3 minuta më vonë, Arian Ejupi pas një krosimi në zonën kundërshtare me kokë shënoi në rrjetën e Filip Trajçevskit.

Vardar Forina shume shpejte barazon rezultatin ndaj Pelisterit

Vardar Forina shume shpejte barazon rezultatin ndaj PelisteritArijan Ejupi i kunderpergjigjet golit te shenuar nga Antonio Bujçevski ne minuten e 20-te…VARDAR FORINA – PELISTERI 1:1(A. Ejupi 23')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

Ky gol solli gëzim në mesin e tifozëve vendas dhe futbollistëve të Vardar Forinës, të cilët vazhduan edhe më fuqishëm, duke kërkuar edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, të cilin e gjetën 5 minuta para fundit të pjesës së parë, kur Ekrem Memedi me të majtën e tij nga brendia e zonës edhe për herë të dhytë arriti që të mposhtë Trajçevskin.

Vardar Forina permbys rezultatin ne ndeshjen ndaj Pelisterit

Vardar Forina permbys rezultatin ne ndeshjen ndaj PelisteritVARDAR FORINA – PELISTERI 2:1(E. Memedi 40')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, edhe përkundër inciativës së vendasve, Pelisteri falë një super goli të shënuar nga ana e rezervistit Sasho Shoposkit arriti që të barazojë rezultatin në 2:2.

Fale ketij super goli te Shoposkit, Pelisteri barazon shifrat ndaj Vardar Forines

Fale ketij super goli te Shoposkit, Pelisteri barazon shifrat ndaj Vardar ForinesVARDAR FORINA – PELISTERI 2:2(Z. Shoposki 63')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 63-të, ndërsa njëjtë sikurse në shënimin e golit të parë nga ana e mysafirëve, kundërpërgjigja nga ana e futbollistëve të Vardar Forinës, erdhi vetëm 3 minuta më pas, kësaj rradhe me një eurogol që shënoi Ekrem Memedi.

Ekrem Memedi me te majten e tij "bombardon" porten e Trajçevskit

Ekrem Memedi me te majten e tij "bombardon" porten e TrajçevskitVARDAR FORINA – PELISTERI 3:2(E. Memedi 66')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

Ky gol njëherit doli të jetë edhe i fundit i këtij takimi mjaft interesant, në të cilin ditën e tij nuk e kishte sulmuesi kryesor i Vardar Forinës, Emir Aliu, i cili në disa raste tentoi të shënojë golin e tij të 8-të sezonal, mirëpo nuk i’a arriti qëllimit.

Megjithatë rëndësi ka fitorja e skuadrës nga Gostivari, që në këtë mënyrë regjistroi fitoren e kaërt sezonale dhe tashmë me 14 pikë renditet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply