Juventusi i ofron Junajtedit 4 futbollistë për Pogban!

Poll Pogba është dhe mbetet një objektiv i skuadrës kampione të Italisë, Juventus, aq sa mediat angleze, duke rënë në dijeni edhe të disa prej emrave të merkatos së janarit që Mançester Junajtid i ka vënë vetes, nënvizojnë se në merkaton e parë të vitit 2020 mund të ngrihet në këmbë një tratativë e frikshme.

Sipas tyre, “Djajtë e kuq” kanë në listë 4 juventinë, Mario Manxhukiç, Emre Xhan, Blas Matuidi dhe Merih Demiral, emra këto që “Zonja e Vjetër” është e gatshme ti nis drejt “Olld Traford”, e në këmbim në Torino të merrë ylliln francez, Poll Pogba, pa shtuar asnjë euro.

Leave a Reply