Visar Musliu mungon ndaj Austrisë, por do jetë gati për Izraelin

Mbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin përfaqësues të vendit në ndeshjen e 16 nëntorit kundër Austrisë, për shkak numrit të kartonëve në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020. Ai megjithatë është grumbulluar nga seleksionuesi, Igor Angellovski, pasi do të vihet nën urdhërat e tij për ndeshjen e 19 nëntorit kundër Izraelit në Shkup, ndërsa në prag të sfidës së parë të “verdhekuqve” ai inkurajon ata, duke besuar se mund të nxjerrin një rezultat pozitiv në transfertën në Austri.

“I inkurajoj bashkëlojtarët e mi që do të luajnë kundër Austrisë. Edhe pse unë nuk do të paraqitem, besoj të jenë në nivel të lartë, posaçërisht në fazën e mbrojtjes”, – tha Musliu, i cili në fillim të muajit gusht iu bashkua skuadrës hungareze të Mol Fehervar nga rradhët e Shkëndijës.

24-vjeçari nga Gostivari shumë shpejtë u ambientua në skuadrën e tij të re, për të cilën në 8 ndeshje kampionale ka regjistruar 2 gola, ndërsa rikujtojmë se me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë numëron gjithsej 18 ndeshje, 7 prej të cilëve në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, 6 ne kuadër të ndeshjeve të Ligës Kombëtare, 4 në kuadër të elilminatoreve për Botërorin e vitit 2018-të dhe 1 ndeshje miqësore.

Leave a Reply