Poçetino tashmë kandidati më serioz për stolin e Bajern Munih

Bajerni i Munihut është në kërkim të një trajneri i ri, që do të udhëhiqte skuadrën në vazhdim të kampionatit, pas shkarkimit të kroatit, Niko Kovaç pak ditë më parë. Ky i fundit u shkarkua pas rezultateve të dobëta në këtë sezon, e ku si kapak erdhi disfata 5:1 nga Ajntrahti i Frankfurtit.

Sipas “Calciomercatos”, skuadra “bavareze” po tentonë që të transferojë Mauricio Poçetinon e Totenham.

Trajneri argjentinas po ashtu nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, që këtë edicion po luan shumë dobët.

Mediumi italian më tej bën të ditur se largimi i Poçetinos nga “Vajt Hart Lejn” mund të ndodhë që në muajin dhjetor, një gjë kjo që do i shkonte për shtati shumë skuadrës kampione të Gjermanisë.

Një emër tjetër që lidhej me një transferim të mundshëm te Bajerni, ishte edhe Arsen Venger, mirëpo ishte vetë skuadra gjermane që bëri të ditur se nuk janë të interesuar për francezin. Mirëpo këtu nuk përfundon lista e emrave të trajnerëve që shihen si kandidatë, pasi Bajerni mund të udhëhiqet edhe nga dy super strategë, si Hoze Murinjo, apo edhe Masimiliano Allegri.

Leave a Reply