Buzëqesh Gjoka, ndaj Renovës me skuadër të kompletuar

Ernest Gjoka mund të marrë frymë lirshëm, kjo pasi në skuadër rikthehen 4 futbollistët e lënduar, si Egzon Bejtullai, Armend Alimi, Mevlan Murati dhe Marjan Radeski, të gjithë këto emra titullarë, që me siguri se do të shtojnë konkurrencën në skuadër për ndeshjen derbi kundër Renovës, që në program është nesër me fillim në ora 13:00, njofton “infOSport.mk”.

Egzon Bejtullai pa dyshim se pritet të jetë përforcim i madh për skuadrën, pasi mbrojtësi reprezentues është rikuperuar pas lëndimit dhe duket i gatshëm për t’u rikthyer, megjithëse vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret në konsultim me ekipin mjekësorë.

Ashtu si Bejtullai që humbi disa ndeshje, nga situatë e ngjashme kthehet edhe Marjan Radeski. Në takimin e fundit me Rabotniçkin në dëmtime u ankuan Armend Alimi dhe Mevlan Murati dhe si pasojë disa ditë punuan ndaras prej grupit dhe me intensitet më të ulët. Fatmirësisht pauza kampionale ishte e majftueshme për rikuperim dhe të dy futbollistët tashmë disa ditë kanë punuar me intensitet të plotë, ashtu që nesër do të jenë në shërbim të trajnerit Ernest Gjoka, që do të mund të zgjedh futbollistët më të përgatitur në derbin e tij të parë lokal kundër Renovës.

Leave a Reply