Shkëndija vetëm barazim ndaj Rabotniçkit, FC Shkupi humbet në minutat shtesë

3 ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë mbyllur me barazime, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija në Tetovë edhe pse ishte favorit absolur përballë Rabotniçkit, në fund nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1. Stenio Zhunior kaloi në epërsi “kuqezinjtë” vetëm pas 8 minutave lojë, ndërsa mysafirët përfituan nga një gabim trashanik i portierit Kostadin Zahov, kur në minutën e 33-të barazuan shifrat në 1:1.

Me barazim, mirëpo pa gola u mbyll ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Renovës, ndërkohë Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Riste Temelkov në minutën e 93-të nga Çairi u largua me epërsi minimale ndaj FC Shkupit.

Skuadra vendase në minutën e 30-të humbi një penalti përmes sulmuesit kryesor, Marin Jurina, i cili vazhdon agjërimin e golit.

Ndeshja e fundit është ajo midis Bregallnicës dhe Labunishtës, ndeshje kjo që starton në ora 16:30, ndërsa vlen të theksohet se ndeshjet e kthimit të ¼ së finales në program janë me datë 4 mars të vitit të ardhshëm.

 

 

Leave a Reply