Arsenali gjen trajnerin e ri te Mançester Siti!

Arsenali shumë shpejtë pritet të bëhet me trajner të ri. Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli “topçinjtë” i kanë vënë syrin asistentit të Pep Guardiolas te Mançester Siti dhe njëherit ish futbollistit të tyre, Mikel Arteta.

“Daily Mail” shkruan se bisedimet përfundimtare pritet ndodhin më së voni gjatë ditës së sotme, kur edhe përfundimisht mund të merret një përgjigje më e saktë rreth rikthimit të mundshëm të 37-vjeçarit Arteta në Londër.

Arteta pjesë e Arsenalit ka qenë për 5 vite të plota (2011-2016), ndërsa në kohën kur Venger ishte trajner te kjo skuadër, ai mbante shiritin e kapitenit.

Ai te Mançester Siti postin e asistentit të Guardiolas e luan që nga viti 2016-të, ndërsa i njëjti edhe më parë ka qenë i përfolur për postin e trajnerit të Arsenalit, mirëpo në fund drejtuesit e Arsenalit ishin vendosur për Unaj Emerin.

Pas shkarkimit të këtij të fundit, skuadra u mor përkohësisht nga Fredi Ljungberg, i cili nuk ishte planifikuar si një zgjidhje e përhershme, të cilën ai vetë e konfirmoi gjatë fundjavës pas disfatës 3:0 nga Maçester Siti në “Emirates Stadium”.

Leave a Reply