Jasir Asani zbulon mesazhin e veçantë të një tifozi

Futbollisti shkupjan Jasir Asani nga janari do të jetë pjesë e futbollit suedez, ku do të veshë fanellën e AIK Stokholm. Një gjë e tillë u bë e ditur nga të dyja klubet gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që sulmuesi anësor i Partizanit ka qenë shumë aktiv dje në rrjetet sociale, duke publikuar dedikimet e bëra nga tifozët dhe miqtë e tij.

Mes shumë postimeve vihet re edhe një mesazh i një tifozi, që kërkon që pas ndeshjes së sotme me Teutën të marrë si dhuratë fanellën e Asanit.

“Në Ballsh nuk ma dhe. Shpresoj që nesër (sot) të ma japësh fanellën, sepse do të jetë kujtimi më i bukur nga një njeri me zemër të madhe si ty”, shkruhet në mesazhin e drejtuar Asanit.

Partizani në këto momente është duke zhvilluar ndeshjen e javës së 16-të kundër Teutës, e ku pas 25 minutave lojë rezultati është ai i fillimit 0:0.

Leave a Reply