A ju kujtohet Oba Martins? 35 vjeçari ka vendosur të rikthehet në futbollin italian

Ish futbollisti i Interit dhe njëherit Kombëtares së Nigerisë, Obafemi Martins, mund ti rikthehet futbollit italian.

Sipas mediave të këtij vendi, nigeriani është afër nënshkrimit me skuadrën e Peskara, skuadër kjo që garon në “Serie B”.

Për shërbimet e 35-vjeçarit Martins, interes kishte shfaqur edhe Monca, skuadër kjo që është në pronësi të ish presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni.

Martins përveç me Interin, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Njukasëll Junajted, Volfsburg, Rubin Kazan, Birmingam Siti, Levante, Sounders FC dhe Shanghai Greenland Shenhua.

Ndryshe Martins në botën e futbollit njihet për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, por edhe për pyetjen e përjetshme se sa vjeç është në të vërtetë.

Leave a Reply