Rabotniçki një ditë para fundit të merkatos sjellë dy përforcime të reja

Rabotniçki stinorin pranveror do ta nis nga pozita  e fundit, ndërsa kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës nga Parku i Qytetit të mendojnë për përforcimin e skuadrës edhe gjatë ditësve të fundit të merkatos së dimrit, njofton “infOSport.mk”.

Kështu “romantikët” edhe zyrtarisht kanë bërë për vete futbollistin e Makedonija GJ.P., Hristijan Pecov, i cili për “infOSport.mk”, konfirmoi transferimin e tij te skuadra e Rabotniçkit deri në fund të këtij sezoni.

Edhe pse i njëjti përgatitjet i kreu me skuadrën e Makedonija GJ.P. në Antalia të Turqisë, menjëherë pas rikthimit të tij në Shkup iu bashkua skuadrës nga “Debar Maalo”, aty ku edhe e kishte filluar karrierën e tij, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e Skopjes.

Përveç tij skuadrës nga Parku i Qytetit i është bashkuar edhe sulmuesi i talentuar i Akademia Pandev, Mario Krstovski. Ky i fundit pritet që të sjellë freski në repartin ofenziv, aty ku edhe do të ketë më shumë nevojë Rabotniçki gjatë stinorit panveror. Krstovski aktualisht është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21, për të cilën në 10 ndeshje ka regjistruar 3 gola, ndërsa te Rabotniçki prite të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Leave a Reply