Liga e Kombeve, ja goglat për Maqedoninë, mund të ketë edhe Shqipërinë në grup

Sot në Amsterdam të Holandës me fillim në ora 18:00 do të hidhet shorti për grupet e Ligës së Kombeve për vitin 2021.

Maqedonia ndodhet në vazon e dytë të Ligës “C”, së bashku me Bjellorusinë, Qipron dhe Kosovën.

Pra këta janë kundërshtarët me të cilët Maqedonia nuk mund të ndeshet dhe nuk mund t’i ketë përballë në grup. Por “verdhekuqtë” mund të luajnë me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në anën tjetër ndodhet në vazon e dytë bashkë me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë.

Ndërkohë rivalët e tjerë të mundshëm janë më të lehtë në letër, por pa harruar të veçojmë edhe Greqinë po nga vazoja e parë dhe Slloveninë që ndodhet në vazon e tretë të Ligës C.

Liga “C” e Kombeve
Vazo 1 Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo 2 Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia, Qipro
Vazo 3 Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo 4 Armenia, Azerbejxhani, Kazakistani, Moldavia

Leave a Reply