Lajme të mira për FC Shkupin në prag të sfidës me Struga Trim Lum

Skuadra e FC Shkupit sot pasdite ka përfunduar stërvitjen e fundit në Shkup, përpara ndeshjes së javës së 22-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, kur nesër do të jetë mysafire e Struga Trim&Lum.

Edhe kjo ndeshje do të udhëhiqet nga trajneri/kapiteni i skuadrës Muharem Bajrami, i cili në dallim me ndeshjen e kupës ndaj Akademia Pandevit, për ndeshjen e nesërme do të ketë ekipin pothuajse të kompletuar.

Është ky një lajm i mirë për skuadrën e FC Shkupit, duke pasur parasysh se në skuadër kthehen dy futbollistët e mbrojtjes, Glishiç dhe Neto, ndërsa gjithashtu në disponim do të ketë edhe sulmuesin e talentuar, Suhejl Muharemi.

Plotësisht të rikuperuar nga lëndimet janë edhe zëvendës kapiteni, Besar Iseni dhe braziliani Serzhinjo, i cili mungoi në ndeshjen e Kupës ndaj Akademia Pandev.
Ndeshja Struga – Shkupi, luhet të dielën me fillim në orën 14:00, ndërsa vazhdon ndalesa për tifozëta, pas masave të Qeverisë, shkaku i frikës së përhapjes së korona virusit.

Leave a Reply