Junajtedi përpilon listën e blerjeve, në mesin e tyre është edhe Muriqi

Mançester Junajtedi kërkon t’i kthehet lavdisë në futboll sikur vite më parë kur drejtohej nga Aleks Ferguson, andaj përforcimi me lojtarë të rinjë është i domosdoshëm.

E përditshmja angleze “Express.co.uk”, ka zbuluar një listë prej katër futbollistëve, që tashmë bëjnë pjesë në repertoarin e trajnerit të “Djajve të Kuq”.

Në mesin e tyre figuron edhe emri i sulmuesi shqiptarë, Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen te gjiganti turk, Fenerbahçe, ndërsa përveç tij, në këtë listë bëjnë pjesë edhe tashmë blerja më e fundit e Junajtedit, Odion Ighalo, si dhe dyshja e Juventusit, Adrien Rabiot dhe Aron Ramzi.

Kujtojmë që Junajtedi transferimin e Muriqit e kërkonte edhe gjatë merkatos së janarit, ndërsa pasi nuk arritën të bindin drejtuesit e skuadrës turke të Fenerbahçes, për të cilën sulmuesi kosovar në 25 ndeshje ka shënuar 13 gola.

Sipas të njëjtit burim, Vedat Muriqi, Mançester Junajtedit do ti kushtonte rreth 20 milion sterlina.

 

Leave a Reply