Kriza nuk i intereson Veronës, rrit çmimin e Kumbullës

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në “Serie A” këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën.

Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin.

Skuadra si Çelzi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe do të përpiqen ta transferojnë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Verona, që tashmë ka ngritur çmimin e futbollistit. Ndryshe nga më parë kur kërkonte 25 milionë euro, tashmë klubi i futbollistit shqiptar kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, çmim që përsëri mund të rritet.

Leave a Reply