Grezda: Jam musliman por nuk mund të agjëroj, shpresoj që ta kompensoj

Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë të Kombëtares shqiptare, Eros Grezda e ka kaluar tashmë periudhën e izolimit dhe ka filluar stërvitjen në fushën e blertë.

Si shumë të tjerë, edhe sulmuesi gjakovar, që aktivizohet me Osijekun në Kroaci, e ka vuajtur periudhën e izolimit, por në një farë mënyrë ka pasur edhe fat, pasi në krahë të tij ka pasur edhe Oriola Marashin, me të cilën thuhet se ka një lidhje dashurie.

“Jam në shoqërinë e së dashurës sime dhe po kalojmë shumë bukur. Është më mirë që ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt tjetër, sesa vetëm.

Unë jam Musliman, por nuk agjëroj në muajin Ramazan për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe e kam të pamundur të agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjëroj por shpresoj që ta kompensoj.

Momentalisht jam në Kroaci dhe kemi nisur stërvitjen dhe mund të them se ky është një lajm shumë i mirë, pasi i jemi rikthyer monotonisë. Si gjithë të tjerët, edhe unë e kam vuajtur këtë periudhë të vështirë. Nuk jam ndalur së bëri stërvitje, por kemi pasur edhe mundësi që të bëjmë aktivitete të ndryshme dhe ta kalojmë kohën”, – është shprehur Grezda për “Vizion Plus”.

Leave a Reply