Lajm jo i mirë, rikthimi i “La Ligës” duket i pamundur!

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e “Seria A” shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të vazhdojnw tw luajnë këtë sezon.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk është prioriteti në mes të pandemisë.

“Nuk mund të them tani nëse futbolli profesionist do të mund të rifillojë aktivitetin para verës. Do të ishte pakujdesi nga ana ime”, tha ai duke i nxitur të gjitha palët të mos nguteshin me deklarata  e veprime, por të pritnin evoluimin e situatës së pandemisë.

“Falë saj do të vendosim për aktivitetet e veçanta profesionale. Por gjërat nuk do të jenë si më parë”, paralajmëroi ai.

Pengesa kryesore është ajo e testve që duhen kryer regullisht. La Liga ka siguruar mijëra të tillë, por i është bërë e qartë se sipas rregullave, duhet t’ua dorëzojë autoriteteve shëndetësore.

“Ka një urdhër të Ministrisë që është në fuqi për të gjitha llojet e aktiviteteve, edhe për futbollin profesionist. Duhet të vihet në dispozicion të pushtetit lokal çdo lloj testi diagnostikues”, tha ai. (vipsport.al)

Leave a Reply