Lacio dhe Tare insistojnë për Vedat Muriqin!

Gazeta turke “Fanatik” raporton se skuadra e Lacios tashmë i ka nisur negociatat me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës dhe të skuadrës turke të Fenerbahçe, Vedat Muriqi.

Është vetë Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ai i cili ka nisur bisedimet me agjentin, Haluk Canatar,  për transferimin e futbollistit prizrenas te skuadra nga kryeqendra italiane.

Lajmin rreth transferimit eventual të Muriqit në “Olimpiko” të Romës, e ka transmetuar edhe gazeta e njohur italiane, “Corriere Dello Sport”.

Muriqi në këtë edicion ka shkëlqyer me Fenerbahçen, duke i realizuar 13 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 25 ndeshje me ekipin nga Stambolli.

Për shërbimet e tij, Fenerbahçe po kërkon 20 milionë, shumë kjo e kapshme për në skuadër si Lacio.

Kujtojmë Muriqi me skuadrën nga “Shukru Saraçogllu” ka kontratë deri në vitin 2023. Ai skuadrës së njohur turke iu bashkua verën e vitit 2019-të nga rradhët e skuadrës së Rizespor, për një shumë prej 3.5 milion euro.

Leave a Reply