FFK së bashku me futbollistët ndihmojnë familjet në nevojë, madje edhe ato në Preshevë

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me futbollistët e ekipit të parë përfaqësues “A”, do të ndihmojë familjet në nevojë, shkruan Gazeta inFokus.

Pakot ushqimore do të dërgohen në shtatë regjionet e Kosovës, ku do ti dorëzohen njerëzve në nevojë.

Do të jetë rreth 300 pako që do të shpërndahen në këtë kohë.

FFK dhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë ndihmuar edhe ditë me parë, ku njerëzit kishin më së shumti ne nevojë.

Përveç qyteteve të Kosovës, federata dhe futbollistët kanë ndihmuar edhe në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply