Ortiz i gatshëm të përballet me Majk Tajson

Ikona e sportit të boksit botëror, Majk Tajson, së fundmi ka publikuar disa video nëpër rrjetet sociale, ku shihet duke stërvitur.

Transformimi në trup ka bërë që ai të fitojë forcë dhe shpejtësi, duke krijuar përshtypje që ai mund të rikthehet në ring.

Kështu, ka disa emra që qarkullojnë si kundërshtarë potencial të tij, përfshirë këtu edhe Evander Holifilld, ndaj të cilin në boksin profesionist ai kishte humbur dy herë.

Ndërkohë së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Luis Ortiz, i cili është i gatshëm për një duel me ikonën amerikane.

“Ju më njihni mua, dhe unë nuk jam një boksier që ulet dhe zgjedh emra”, – ka thënë Ortiz.

“Dal kundër secilit që dëshiron të përballet. Ka shumë zëra për rikthimin e Majk Tajson”, shtoi boksieri.

“Nëse ai dëshiron, unë do të përballem me të. Vetëm më duhet emri dhe data”, ka thënë mes tjerash Luis Ortiz.

Ortiz së fundmi ka pasur përballje interesante me Deontej Uillder, nga i cili u mposht, në kontestimin e titullit të WBC-së.

Leave a Reply