E bujshme, Taulant Xhaka i bashkohet Beshiktashit

Taulant Xhaka do të ndryshojë mjedis. Sipas asaj që raporton gazeta “Zëri”, mesfushori shqiptarë i Bazelit mbrëmë vonë është nisur për në Stamboll për të nënshkruar me gjigantin turk, Beshiktash.

Reprezentuesi shqiptarë, ka qenë njëri prej futbollistëve kyç të Bazelit në vitet e fundit. Ai edicionin e kaluar 2019/2020 me fanellën e skuadrës shumë herë kampione të Zvicrës, zhvilloi gjithsej 47 ndeshje, 32 prej të cilave në kampionat, ku regjistroi edhe 3 asistime.

Ndryshe me fanellën e Bazelit, të cilës skuadër Xhaka i ishte bashkuar verën e vitit 2013-të, numëron plotë 288 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Leave a Reply