Toshevski dhe Najdovski debutuan me fitore te Tirana

Dy futbollistët e Vardarit, Kristijan Toshevski dhe Filip Najdovski, të cilët gjatë kësaj merkatoje iu bashkuan skuadrës së Tiranës, të enjten kanë bërë debutimin e tyre me fanellën “bardheblu”, njofton “infOSport.mk”.

Tirana në një miqësore, që i shërbeu si parapërgatitje për ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Tbilisi të Gjeorgjisë, mundi ekipin e Pogradecit me rezultatin 3:0.

Dy gola në këtë përballje gjatë pjesës së parë për kampionët e Shqipërisë realizoi Ernest Muçi (35’, 45’), ndërkohë një gol tjetër gjatë pjesës së dytë shtoi edhe përforcimi i kësaj merkatoje, Albion Avdijaj (78’).

Për sulmuesin Avdijaj ishte kjo ndeshja debutuese, njëjtë sikurse edhe për Kristijan Toshevskin dhe Filip Najdovskin, që të tre emra këto të aktivizuar gjatë pjesës së dytë. Debutimin në këtë ndeshje me Tiranën e kishte Ardit Toli, i cili u aktivizua si titullarë.

FORMACIONI I TIRANËS
KF Tirana: Lika, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Ismajlgeci, Cale, Batha (C), Celhaka, Torassa, Cobbina, Muci
Gjatë pjesës së dytë u aktivizuan: Qirko, Vrapi, Muca, Stafa, Sefa, Najdovski, Toshevski, Nuriu, Halili, Avdijaj.

Leave a Reply