Ky është futbollisti i parë që pritet të largohet nga Barcelona!

Pas disfatë turpëruese 8:2 ndaj Bajernit të Munihut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona ka filluar të mendojë për ndryshime rrënjësore në skuadër.

Drejtuesit e skuadrës “katalunase” janë gati për ndryshime duke filluar nga trajneri, bordi i drejtorëve e deri te lojtarët.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Luis Suarez mund të jetë nga të parët që do të largohet nga  “Kamp Nou”.

Lautaro Martinez vazhdon të jetë plani i parë i Barcelonës për sulmin dhe shihet si zëvendësues i uruguaianit.

Leave a Reply