Vardari  me një penalti të dyshimtë mund Ak. Pandev në Strumicë (VIDEO)

Vardari ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Akademia Pandev në Strumicë, duke harruar shumë shpejtë disfatën e xhiros së parë ndaj Borecit në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane shënoi fitore minimale 1:0, ndërsa goli i shënuar nga pika e bardhë në minutën e 77-të ngriti shumë pluhur dhe protesta të futbollistëve vendas, që nuk pajtoheshin me vendimin e arbitrit kryesor Smokoski.

Dimov ishte në duel me Cvetanoskin, ndërsa edhe pse kontakti nuk ishte shumë i vrazhdët, arbitri kryesor vendosi të tregojë në pikën e bardhë.

Momenti kur Vardari perfiton penalti dhe shenon golin e fitores ndaj Ak.Padev

Momenti kur Vardari perfiton penalti dhe shenon golin e fitores ndaj Ak.PadevAK. PANDEV – VARDAR 0:1(D. Bllazhevski 77' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Dejan Bllazhevski u ndalë pranë topit për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh, ndërsa topi nga shtylla përfundoi në rrjetën e Kupanov, i cili në minutën e 64-të zëvendëosi portierin e parë, Alçevski, i cili për shkak kartonit të dytë të verdhë duheshe që të braktis fushën.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje gjithë pjesën e dytë për Akademia Pandev, e zhvilloi shkupjani, Emir Skenderi, ndërsa në anën tjetër në fushë te Vardari deri në minutën e 72-të ishte kumanovari, Fitor Rexhepi.

Ky i fundit gjatë pjesës së parë kishte rastin më të mirë për Vardarin, mirëpo fati i’a ktheu shpinën, pasi goditja e tij kishte përfunduar në shtyllë.

Në fund fitore minimale për Vardarin, që në këtë mënyrë mund të thuhet se “rikthehet” nga të vdekurit, pas largimeve të shumta, por edhe problemeve financiare që po has ky klub.

Javën që vjen, Vardari do të mirëpret liderin aktual, Sileksin, ndërkohë Akademia Pandev do të luaj në Tetovë kundër Renovës.

Leave a Reply