Renova kthehet e pamposhtur nga Velesi, një autogol i shpëton në fund (VIDEO)

Renova ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e javës së parë kundër Struga Trim Lum në Tetovë, të besuarit e trajnerit Bujar Islami, sot barazuan 1:1 në transfertën e vështirë në Veles kundër Borecit.

Ishte kjo një ndeshje e barabartë në të cilën fillimi i takoi skuadrës vendase, që e kishte më shumë në zotërim topin, por ju mungonte finalizimi, derisa në anën tjetër “gjipspunuesit” shumë pak mungonte që të avansonin në minutën e 23-të me anë të Emran Ramadanit, i cili edhe pse doli i vetmuar para portierit Burhan Mustafa, goditi vetëm skaj shtyllës pingule.

Boreci kalon ne epersi ndaj Renoves fale golit te Radoviç

Boreci kalon ne epersi ndaj Renoves fale golit te RadoviçBORECI – KF RENOVA 1:0(N. Radoviç 40')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Vendasit e shfrytëzuan rastin e tyre në minutën e 40-të, kur pas asistit të Filip Ristovskit nga e djathta, serbi Nikola Radoviç përfitoi në maksimum dhe me mjaft mjeshtëri, me një parabolë mposhti Hadis Veli të Renovës.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në të dytën edhe pse ishim dëshmitarë të më shumë rasteve të krijuara nga ana e të dyja skuadrave, fare në fund një autogol i Oliver Stojmenovskit të Borecit, i mundësoi Renovës që nga Velesi në Tetove të rikthehet me një pikë, transmeton “infOSport.mk”.

Mbyllet me barazim ndeshja ne Veles

Mbyllet me barazim ndeshja ne VelesBORECI – RENOVA 1:1(O. Stoimenovski a.g 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, skuadra nga Xhepçishti mundësinë për fitoren e parë në sezonin e ri do ta ketë javën e ardhshme në ndeshjen si vendas kundër Akademia Pandev, ndërkohë Boreci, javën që vjen do të jetë mysafir i Struga Trim Lum.

Leave a Reply