Vazhdon “telenovela” Prishtina, 8 futbollistë të rinj dalin pozitiv me “Covid 19”!

FC Prishtina ka pranuar testet për “COVID-19” nga Gjibraltari dhe lajmet nuk janë aspak të mira për skuadrën nga kryeqendra kosovare. Sërish ka raste pozitive edhe në ekipin e ri të Prishtinës, me çka vihet në rrezik zhvillimi i ndeshjes njofton “Gazetasheshi.com”, përcjellë “infOSport.mk”.

Plotë 8 futbollistë tjerë kanë rezultuar pozitiv sërish në testin e “Covid 19”, në mesin e të cilëve janë, Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Ardian Muja dhe Arbnor Muja.

Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

FC Prishtina kishte huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen, mirëpo si duket kjo të jetë e pamundur me rastin e sotëm.

Orët në vijim priten të jenë vendimtare për fatin e klubit kosovar.

Leave a Reply