Shkëndija mbrëmë në arenën “Todor Proeski” zhvilloi stërvitjen zyrtare para takimit shumë të rëndësishëm të raundit të tretë elilminatorë të Liga Europa kundër gjigandëve anglez të Totenhamit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi ishte i kompletuar, mirëpo lajm i keq për trajnerin Ernest Gjoka, është se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit, Armend Alimi.
Përfundimisht një periudhë kjo shumë e pafat për kumanovarin, i cili njihet edhe si motori i mesfushës te Shkëndija.
Lupçe Doriev dhe Valon Ahmedi të gatshëm për Totenhamin….
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.
Alimi fillimisht humbi ndeshjen e parë europiane të kësaj vere me Sumgayi FC pasi pa kurfarë simptomash rezultoi pozitiv në COVID-19, ndërsa tani mungon shkaku i kartonit të kuq në sfidën me Botosanin të fituar 0:1 në Rumani.
Numri “5” i kuqezinjëve ishte një ndër më të mirët në transfertën në Rumani, por kartoni i kuq e len jashta sfidës me Totenhamin që paraqet mungesë të madhe për trajnerin Gjoka.
Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për këtë ndeshje të madhe, ndërsa stafi teknik do të zgjedh formacionin që beson se do t’i përgjigjet kërkesave të tija takiket për sfidën me ekipin e njohur anglez të Totenhamit, që udhëhiqet nga Hoze Murinjo.
Pamje nga stërvitja e fundit e Shkëndijës para përballjes së madhe që do ta zhvillojë sonte (e enjte) në arenën "Todor Proeski"….
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.