Real Madridi merr një fitore të vuajtur ndaj Valjadolit (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar një fitore me shumë vuajtje, por shumë të rëndësishme përballë Valjadolidit në “Alfredo di Stéfano Stadium”, në kuadër të xhiros së katërt të La Ligas.

Edhe pse ishin favoritë në letër, futbollistët e Zinedin Zidane kanë vuajtur jo pak për të marrë këto tre pikë përballë ekipit modest të Valjadolidit.

U desh të pritej minuta e 66-të, që Real Madridi të shënonte golin e epërsisë në këtë ndeshje, e që ishte pjesë e rezervistit Vinicius Junior.

Edhe përkundër faktit se Vinicius u përkujdes për fitoren e “mbretërve”, ishte portieri Kurtua, ai i cili meritoi të shpallet lojtar i ndeshjes pas gjithë atyre pritjeve që bëri sonte përballë futbollistëve të Valjadolid.

Për Realin e Madridit ishte kjo fitorja e dytë nga gjithsej 3 ndeshje, me ç’rast skuadra e Zinedin Zidane barazohet me pikë me skuadrat kryesuese Getafe, Valencia dhe Viljareal që kanë nga 7 pikë.

“Nëndetësja e Verdhë” si vendas mundi Alavaesin me rezultatin 3:1, Hueska dhe Atletiko Madridi barazuan pa gola, ndërsa Elçe falë golit të shënuar nga Boje mundi Eibarin në transfertë.

Leave a Reply