Umit Karan: FC Shkupi është dashuria ime e dytë pas Galatasarajit

Umit Karan prej sot edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e FC Shkupit. Ai gjatë prezantimit të tij nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Çairi, tha se është rikthyer në Maqedoni për ta kryer punën që e kishte lënë në gjysmë me FC Shkupin, shkruan “infOSport.mk”.

Karan tha se FC Shkupi është dashuria e dytë pas Galatasarajit dhe se është i lumtur që sërish do të udhëheq këtë skuadër.

“Fillimisht dua të falënderoj të gjithë, në jetën time kam dy ekipe më të dashura, njëra është Galatasaraji dhe tjetra Shkupi. Jam shumë i lumtur që përsëri jam në Shkup dhe do e vazhdoj punën për të cilën mendoj se e kishim lënë në gjysmë, pra erdha këtu për ta kryer punën deri në fund. E falënderoj pronarin e klubit Olgun Aydin, po ashtu edhe drejtorin sportiv dhe kryetarin e klubit Suat Alija që më dhanë mundësi të jem përsëri këtu” – tha Umit Karan.

Leave a Reply