Dalin rezultatet e “Covid 19’ te Napoli, Elif Elmas negativ

Te Napoli mund të marrin frymë më lirshëm, kjo pasi rezultatet e fundit Covid 19 tregojnë se të gjithë kanë rezultuar negativ, përfshirë këtu edhe Elif Elmas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi ‘napolitan’, të cilët njoftuan se ju mungon vetëm rezultati i Stanislav Lobotka, që është duke u përpunuar.

Skuadra e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, ka disa ditë që është mbyllur, pasi kishin pasur ndeshje me Xhenoan, te e cila skuadër kishte mbi 17 raste pozitive me Covid 19.

Shkaku i kësaj situate, Napoli nuk ka zhvilluar ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit.

Kujtojmë se pjesë e Napolit është edhe Amir Rrahamani, i cili nuk është lejuar të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e tetorit, njëjtë sikurse edhe Elif Elmas me  Maqedoninë, kjo pasi shkupjani madje në testin e parë kishte rezultuar pozitiv.

Leave a Reply