Drita e Ardian Nuhiut mundi Arbërinë, Duro arrinë fitoren e parë me Feronikelin

Dy takimet e javës së 8-të në elitën e futbollit kosovar kanë prodhuar vetëm nga një gol dhe fitoret e Dritës dhe Feronikelit,njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e Dritës mundi në Obiliq skuadrën e Arbërisë së Arbnor Morinës me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Bujar Shabani një minutë para fundit të pjesës së parë, kur mjaft mirë shfrytëzoi asistin e Xhevdet Shabanit dhe me kokë shënoi në rrjetën e Kaçiut.

Me po të njëjtin rezultat 1:0, Feronikeli mundi Llapin e Tahir Batatinës.

Ishte kjo fitorja e parë e skuadrës nga Drenasi nën drejtimin e Klodian Duro, për të cilën u përkujdes Yll Hoxha me një super gol të shënuar nga largësia.

Ishte kjo vetëm fitorja e dytë sezonale për Feronikelin, skuadër kjo që me 10 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Drita e Gjilanit me 16 pikë dhe një ndeshje më pak i është afruar në vetëm 3 pikë Ballkanit.

Leave a Reply